CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpul dhe Ajaks, çfarë “oreksi” për finalen e madhe!

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpul dhe Ajaks, çfarë “oreksi” për finalen e madhe!
Historia dhe statistikat: Ja cilat janë katër ekipet gjysmëfinaliste

Ajax, Barcelona, Liverpool dhe Tottenham janë katër ekipet gjysmëfinaliste të këtij sezoni në Champions League. Përveç Totenhem që synon trofeun e parë në histori, tre ekipet e tjera kanë përvojë, madje ambiciet e tyre janë aq të forta, saqë Ajaksi dhe Liverpuli rrallëherë kanë gabuar për të prekur finalen. Surpriza e këtij sezoni, Ajaksi, ka pësuar vetëm një humbje me Real Madrid, të cilën e përmbysi në ndeshjen e kthimit, ndërkohë që ka edhe numrin më të madh të ndeshjeve, plot 16, për shkak se e ka nisur garën nga ato kualifikuese.

Barcelona ka arritur më tepër se ekipet e tjera në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, por nga 15 raste, në 7 prej tyre e ka prekur finalen e madhe dhe 8 herë është eliminuar. Barça e ka ngritur pesë herë trofeun, 3 prej të cilëve në dekadën e fundit. Totenhem nuk ka arritur asnjë herë në finale, madje gjysmëfinalen e parë e ka të largët, 1962, kur u eliminua nga Benfika. Liverpool ka arritur 10 herë në gjysmëfinale, duke shkuar plot 8 herë në finale e duke e ngritur plot pesë herë trofeun.  Ajax ka shkuar tetë herë në gjysmëfinale duke e prekur 6 herë finalen dhe  e ka fituar katër herët trofeun. /A.M/

Gjysmëfinalet 2018/19

Totenham -Ajax: 30 Prill & 8 Maj

Barcelona -Liverpool: 1 & 7 maj

Ajaksi

Këtë sezon: N (16) F(9) B(6) H (1) G+ (32) G- (14) (përfshirë kualifikueset)

Golashënuesi më i mirë: Dusan Tadiç (6, ose 9 me kualifikueset )

Gjysmëfinalja e fundit: 1996/97, 1-6 ndaj Juventus

Arritjet më të mëdha: 4 herë Kampione (1971, 1972, 1973, 1995)

Barcelona

Këtë sezon: N (10)  F(7) B(3) H (0) G+ (23) G- (6)

Golashënuesi më i mirë: Lionel Messi (10)

Gjysmëfinalja e fundit: 2014/15, 5-3 kundër Bayern Mynih

Arritjet më të mëdha: 5 herë Kampione (1992, 2006, 2009, 2011, 2015)

Liverpool (Angli)

Këtë sezon: N (10) F(6) B(1) H (3) G(+18) G (- 9)

Golashënuesit më të mirë: Firmino, Mane, Salah (4)

Gjysmëfinalja e fundit: 2017/18, 7-6 ndaj Romës

Arritja më e madhe: 5 herë Kampione (1977, 1978, 1981, 1984, 2005)

 

Totenhem (Angli)

Këtë sezon: N(10) F(5) B(2) H(3) G+ (17) G- (14)

Golashënuesi më i mirë: Harry Kane (5)

Gjysmëfinalja e fundit: 1961/62, 3-4  me Benfikën

Arritja më e madhe: gjysmëfinalja (1962)