Pagat e mësuesve rriten me 7%, përfitimet sipas pozicionit të punës në arsim

Pagat e mësuesve rriten me 7%, përfitimet sipas pozicionit të punës në arsim
Gazeta “Albana Free Press” ka zbardhur ndryshimet e plota të pagesave duke i krahasuar me ato aktuale. Sipas vendimit të qeverisë rritja e pagave do të nisë nga data 1 prill dhe efektet e saj do të ndihen me marrjen e pagesës në fillim të muajit maj

Sonila Isaku

Nga data 1 Prill ka hyrë në fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili parashikon rritjen e pagave të mësuesve me 7%. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme është zyrtarizuar rritja e pagave sipas kategorive. Pak ditë më parë ministrja e Arsimit Besa Shahini me anë të një mesazhi telefonik të nisur mësuesve u bënte më dije se qeveria e mbajti premtimin duke rritur pagat nga fillimi i këtij muaji, rritje e cila reflektohet në pagesën qe merret në fillim të muajit maj. “Sot në zyrë më erdhi Vendimi i Këshillit të Ministrave për rritjen e pagave tuaja me 7%, duke filluar nga data 1 prill. Ndaj më 1 maj, kur në duar të keni pagesën e prillit, do të shihni dhe vetë se premtimin e dhënë do ta mbajmë gjithmonë. Shpresoj shumë, që për ju tashmë te jetë e qartë se sa shumë e vlerësojmë mundin dhe kontributin tuaj. Duke sfiduar limitet e buxhetit të shtetit kemi arritur të shtojmë çdo vit nga pak mbi pagat tuaja në mënyrë që puna e palodhshme që bëni, të marrë shpërblimin që meriton” thuhej në mesazhin e Shahinit.

Rritja e pagës

Duke filluar nga drejtuesit e institucioneve arsimore, të qendrës kulturore të fëmijëve, kujdestarëve të konvikteve, drejtuesit e kopshteve, mësuesit dhe edukatorët janë kategoritë e përfshira në rritjen e pagës prej 7 për qind. Sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave i cili është zbardhur ditën e djeshme në fletore zyrtare ndryshimi i pagesës reflektohet në shtesën për pozicion të gjithsecilit prej kategorive. Gazeta “Albana Free Press” ka zbardhur ndryshimet e plota të pagesave duke i krahasuar me ato aktuale. Po ju paraqesim një shembull konkret të ndryshimit të pagesës, një mësues  i shkollave të mesme duhet të jetë me diplomë “Master Shkencor” nga ku përfiton një pagesë prej 14.000 lekë, më pas 2 për qind për çdo vit pune, pagesën në bazë të gradës që ka duke filluar nga 5-20 për qind si dhe shtesa për pozicion që ishte 42.350 lekë. Me ndryshimet aktuale pagesa sipas diplomës, vjetërsia dhe ajo e kualifikimit mbeten të pandryshuara, ndërkohë që ndryshon shtesa për pozicion. Kështu për një mësues të shkollës së mesme shtesa për pozicion nga 42.350 lekë bëhet 45.000 lekë. Shtesa prej 7% në këtë rast është 2650 lekë. Kjo do të jetë rritja në pagën bruto të një mësuesi në shkollat e mesme.

Kush përfiton

Sipas vendimit të qeverisë rritja e pagës së mësuesve do të nisë që nga data 1 prill. “Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2019, të përballohen nga fondet e miratuara në ligjin nr. 99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, për politikat e reja të pagave. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2019” thuhet në vendimin e qeverisë.

Sa i takon kategorive përfituese do të jenë të gjithë punonjësit arsimore dhe ata jo arsimore të cilët janë në funksion të institucioneve të edukimit të fëmijëve. Sa i takon shkollave të mesme dhe atyre 9 vjeçare për drejtuesit është bërë një ndarje në 3 nivele në lidhje me numrin e nxënësve që ata kanë. Kështu, drejtuesit e shkollave të cilët kanë deri në 300 nxënës kanë një pagesë më të ulët mujore se ata drejtues që kanë deri në 700 nxënës apo edhe mbi 700 nxënës.

Tabela e ndryshimit të pagave për mësuesit

Pozicioni                                                                             Paga grupit         Shtesa ishte                       Shtesa bëhet

 

Drejtor i shk. mesme me mbi 700 nxënës             14000                    58300                                    61000

Drejtor i institutit të nx. që nuk shikojnë                               14000                    58300                                    61000

Drejtor i institutit të nx. që nuk dëgjojnë                              14000                    58300                                    61000

Drejtor në shkollat me aftësi të kufizuara            14000                    58300                                    61000

Drejtor i shk. mesme me 301-700 nxënës             14000                    57750                                    59750

Drejtor i shk. mesme me deri në 300 nxënës       14000                    57200                                    58750

Zv/drejtor i shk.mesme me mbi 700 nxënës        14000                    52250                                    54500

Përgjegjës i bazës prodhuese                                    14000                    52250                                    54500

Zv/drejtor i institutit të nx. që nuk shikojnë         14000                    52250                                    54500

Zv/drejtor i institutit të nx. që nuk dëgjojnë        14000                    52250                                    54500

Zv/drejtor në shkollat me aftësi të kufizuara       14000                    52250                                    54500

Zv/drejtor i shk. mesme me 301-700 nxënës       14000                    51700                                    53500

Zv/drejtor i shk. mesme me deri në 300 nxënës                14000                    51150                                    52750

Drejtor i shkollës 9-vjeçare me mbi 700 nxënës  14000                    47850                                    50850

Drejtor i shk.9-vjeçare me 301 -700 nxënës          14000                    47300                                    49.500

Drejtor i shk. 9-vjeçare me deri në 300 nxënës   14000                    46750                                    48500

Drejtor i shkollës fillore klasa I-IV.                             14000                    45100                                    48000

Zv/drejtor i shkollës 9-vjeçare                                    14000                    45100                                    48000

Mësues në shkollat e mesme                                     14000                    42350                                    45000

Mësues në institutin e nx. që nuk shikojnë          14000                    42350                                    45000

Mësues në institutin e nx. që nuk dëgjojnë         14000                    42350                                    45000

Mësues në shkollat me aftësi të kufizuara            14000                    42350                                    45000

Mësues i praktikës profesionale                                               14000                    42350                                    45000

Mësues në ciklin e lartë në shkollat 9-vjeçare     14000                    39050                                    42000

Mësues në ciklin e ulët në shkollat 9-vjeçare       14000                    36850                                    39300

Mësues në ciklin e ulët në shkollat 9-vjeçare       11000                    34650                                    36650

Mësues në ciklin e ulët në shkollat 9-vjeçare       10000                    31350                                    34000

Instruktor I praktikës profesionale                           10000                    31350                                    34000

Drejtor i konvikteve                                                        14000                    58300                                    61000

Drejtor i QK të Fëmijëve                                               14000                    48950                                    51000

Përgjegjës sektori në QK-Fëmijëve                         14000                    42900                                    44000

Drejtor i kopshtit me ushqim                                      14000                    43450                                    45000

Drejtor i kopshtit pa ushqim                                        14000                    40150                                    42500

Instruktor në QK-Fëmijevë                                          14000                    40150                                    42500

Edukator/kujdestar konvikti                                       14000                    36850                                    39300

Edukator/kujdestar konvikti                                       11000                    34650                                    36650

Edukator në kopsht fëmijësh                                     14000                    34650                                    36650

Edukator në kopsht fëmijësh                                     11000                    31350                                    34000