Nga Aranit Muraçi
Kukësi, Skënderbeu, Tirana dhe Luftëtari këtë të mërkurë luajnë ndeshjen e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, dhe për këtë arsye, të shtunën do të luhet vetëm një takim i kampionatit, ai mes Partizanit dhe Laçit, dy ekipet e Superligës që janë eliminuar nga ky kompeticion. Për të katërta ekipet që janë kualifikuar në gjysmëfinale të kupës, do të luhet i tërë sezoni thuajse në një javë, pasi eliminimi i mundshëm nga kupa, rrezikon t’i çojë ato pranë dështimi në kampionat. Për titullin kampion, Partizani pas barazimi 1-1 në Krujë, ka një kalendar edhe më të vështirë. Humbja e Tiranës me Kukësin e ka vënë në një pozitë edhe më të vështirë mbi mbijetesën.
Partizani
Pas Laçit, Partizani luan në Vlorë, pret Tiranën në derbi, udhëton në Durrës, dhe pret Kukësin. Nga ana tjetër, Kukësi përballet me Skënderbeun për një vend në finale të kupës, udhëton në Gjirokastër dhe pret po Skënderbeun. Edhe gjashtë javë nga mbyllja e kampionatit, kur në garë janë ende 18 pikë, diferenca prej 10 pikësh favorizon të kuqtë, por kalendari i vështirë nuk i ndihmon aspak. Partizani kërkon që matematikisht titullin ta sigurojë në derbi ndaj Tiranës, për të festuar pritjen e gjatë 25-vjeçare me tifozët, ashtu siç edhe do ta dëshironte çdokush. “Albanian Free Press” mësoi se kjo ka qenë edhe arsyeja që drejtuesit e Partizanit dhe të Tiranës, para derbit që vendos fatet e tyre, kanë zhvilluar respektivisht një analizë me ekipet. Nëse Tirana dhe Partizani nuk fitojnë dy ndeshjet e ardhshme, derbi rrezikon t’i vërë ato përballë një situatë të pakëndshme: humbja për Partizanin mund të rrezikojë fatet e titullit, për Tiranën rënien nga kategoria.
Tirana
Për këtë objektiv të kuqve iu duhet medoemos këtë javë fitorja ndaj Laçit dhe një javë më vonë, ndaj Flamurtarit, synohet që të shmanget humbja. Tirana përballet me Luftëtarin në Gjirokastër këtë mesjavë për kupa dhe po ashtu udhëton në fundjavë për kampionat. Bardheblutë janë përballë një prove më të vështirë: dështimi ose suksesi. Kalimi në finale të Kupës së Shqipërisë, por edhe një rezultat pozitiv për të mos rrezikuar rënien, janë objektivat që presidenti Refik Halili ka vendosur para skuadrës së tij. Pas tre përballjeve direkte me gjirokastritët, Tiranën e pret derbi me Partizanin. Më tej Tirana pret Kastriotin, luan në Laç, dhe pret Flamurtarin, kundërshtarë me objektiva konkretë. Vetëm nëse kalon me sukses Luftëtarin, bardheblutë e presin me qetësi derbin dhe do të kenë shanse të shpëtojnë sezonin. Në të kundërt rrezikojnë shumë, sikurse dy vite më parë. Kastrioti merr tre pikë në tavolinë këtë javë, me Kamzën, dhe shpreson që Tirana të ndalet nga Luftëtari, për t’iu rikthyer garës së mbijetesës.
Kategoria Superiore – Java 31
E shtunë, më 27 prill 2019
19:00/Partizani-Laçi
E diel, më 28 prill 2019
16:00/Luftëtari-Tirana
16:00/Kukësi-Teuta
19:00/Skënderbeu-Flamurtari
Klasifikimi
Partizani 61
Kukësi 51
Flamurtari 48
Teuta 46
Laçi 44
Skënderbeu 43
Luftëtari 38
Tirana 36
Kastrioti 31
Kamza 30