Punonjësit e qendrave të fëmijëve, kriteret e reja për punësim

Punonjësit e qendrave të fëmijëve, kriteret e reja për punësim
Përveç trajnimit dhe certifikimeve që duhet të ketë një punonjës qendrave që punojnë me fëmijët duhet të plotësoje edhe një sërë kushtesh që kanë të bëjnë me drejtësisë, duke pasur parasysh këtu vendimet e gjykatave apo prokurorisë. Po kështu, sa i përket formimit një nga kriteret më të forta është edhe formimi universitar i cili është i specifikuar si punonjës social, dhe në rastet kur nuk ka këtë të fundit duhet të ketë përvojë më shumë se dy vjet me fëmijët jetimë apo atyre të kategorive të veçanta

Qeveria ka përcaktuar kritere të forta për të gjithë ata persona të cilët do të punojnë me fëmijët në nevoja të veçanta apo atyre të kategorisë jetimë. Pas incidenteve të ndodhura përgjatë viteve të fundit në institucionet dhe qendrat e ndryshmet të kujdesit të fëmijëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka kërkuar vendosjen e kushteve dhe kritereve të reja për punonjësit të cilët do të jenë pranë fëmijëve.

Kriteret

Përveç trajnimit dhe certifikimeve që duhet të ketë një punonjës qendrave që punojnë me fëmijët duhet të plotësoje edhe një sërë kushtesh që kanë të bëjnë me drejtësisë, duke pasur parasysh këtu vendimet e gjykatave apo prokurorisë. Po kështu, sa i përket formimit një nga kriteret më të forta është edhe formimi universitar i cili është i specifikuar si punonjës social, dhe në rastet kur nuk ka këtë të fundit duhet të ketë përvojë më shumë se dy vjet me fëmijët jetimë apo atyre të kategorive të veçanta. “Punonjësit e strukturave për mbrojtjen e fëmijës; punonjësit që punojnë me fëmijët dhe ata që kanë të drejtën të ushtrojnë profesionin e “punonjësit social” apo të “psikologut duhet të plotësojnë kriteret, duke mos qenë të dënuar me vendim të gjykatave shqiptare dhe/ose të huaja për vepra penale kundër personit, të kryera me dashje, sipas përcaktimeve në kreun II, të pjesës së posaçme, të Kodit Penal. Të mos jetë marrë ndaj tyre, nga gjykatat shqiptare dhe/ose të huaja, asnjë vendim që lidhet me masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje si dhe të kenë trajnimin dhe certifikimin në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve” thuhet në VKM.

Punonjësi për mbrojtjen e fëmijës, përveç kritereve të mësipërme duhet të plotësojë edhe kritere ku të kenë formim universitar si punonjës social si dhe të ketë formim pasuniversitar ose përvojë pune në profesionin përkatës, jo më pak se dy vjet.

Dokumentacioni

Por përveç kritereve të formimit profesional dhe atyre të pastërtisë së figurës, punonjësit përkatës të strukturave për mbrojtjen e fëmijës dhe punonjësit që punojnë me fëmijët duhet të plotësojnë dokumentacionin  që ka të bëjë me dëshmi të gjendjes gjyqësore, në rastin kur struktura, ku kjo dëshmi duhet të dorëzohet, nuk ka akses në sistemin e institucionit që e lëshon atë; vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore, në rastin kur dëshmia e gjendjes gjyqësore duhet të dorëzohet në struktura, të cilat kanë akses në sistemin e institucionit që e lëshon atë; fotokopje të noterizuar të diplomës; fotokopje të librezës së punës e noterizuar; dëshmi për trajnimet e kandidatit në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe/ose për trajnimin dhe certifikatën në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve; rekomandim nga punëdhënësi i mëparshëm.

Edhe për punonjësit aktualë të punësuar në institucione apo qendra të ndryshmet fëmijëve do të ketë një verifikim të kushteve dhe kritereve që ata kanë. Kështu brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, punëdhënësit përkatës bëjnë verifikimin e plotësimit të kritereve të përcaktuara në këtë vendim për punonjësit, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, janë të punësuar në strukturat përkatëse dhe për ata, të cilët punojnë me fëmijët. “Në rast se nga verifikimi i bërë nga punëdhënësit përkatës rezulton që punonjës të caktuar nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë vendim, punëdhënësit, brenda 3 (tre) vjetësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, marrin masa për të siguruar plotësimin e kritereve nga punonjësit, të cilët punojnë në strukturat për mbrojtjen e fëmijëve dhe punonjësit, të cilët punojnë me fëmijët” thuhet në VKM. Në rast se punonjësit, të cilët punojnë në strukturat për mbrojtjen e fëmijëve dhe punonjësit, të cilët punojnë me fëmijët, nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë vendim, edhe pas marrjes së masave nga punëdhënësi, marrëdhënia e punës ndërmjet tyre ndërpritet sipas legjislacionit në fuqi.

 

Kriteret

  1. a) Të mos jenë të dënuar me vendim të gjykatave shqiptare dhe/ose të huaja për vepra penale kundër personit, të kryera me dashje, sipas përcaktimeve në kreun II, të pjesës së posaçme, të Kodit Penal;
  2. b) Të mos jetë marrë ndaj tyre, nga gjykatat shqiptare dhe/ose të huaja, asnjë vendim që lidhet me masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje;
  3. c) Të kenë trajnimin dhe certifikimin në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
  4. a) Të ketë formim universitar si punonjës social;
  5. b) Të ketë formim pasuniversitar ose përvojë pune në profesionin përkatës, jo më pak se dy vjet.

 

Dokumentacioni i nevojshëm

  1. a) Dëshmi të gjendjes gjyqësore, në rastin kur struktura, ku kjo dëshmi duhet të dorëzohet, nuk ka akses në sistemin e institucionit që e lëshon atë;
  2. b) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore, në rastin kur dëshmia e gjendjes gjyqësore duhet të dorëzohet në struktura, të cilat kanë akses në sistemin e institucionit që e lëshon atë;
  3. c) Fotokopje të noterizuar të diplomës;

ç) Fotokopje të librezës së punës e noterizuar;

  1. d) Dëshmi për trajnimet e kandidatit në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe/ose për trajnimin dhe certifikatën në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve;
  2. dh) Rekomandim nga punëdhënësi i mëparshëm.