Tre javët më dramatike në Angli, për ëndrrën 30-vjeçare të Liverpul

Tre javët më dramatike në Angli, për ëndrrën 30-vjeçare të Liverpul
Edhe tre javë dramatike, por në Angli Liverpool shihet me më pak shpresa. Bernardo Silva dhe Sane shënuan dy golat e fitores për Manchester City dhe hodhën United në “K.O”, në derbi që shihet edhe si shpresa e madhe e Liverpul, për të rimarrë kryesimin.

Kësisoj fitorja e City u përjetua me plot dhimbje në “Anfield”. Me mijëra tifozë të Liverpool, që presin prej tre dekadash titullin kampion shpresojnë në tre javët e mbetura, tepër dramatike, se një nga tre ekipet e Premier League do të ndalin të besuarit e Pep Guardiolës.

Kalendari shihet i lehtë për të dy ekipet kryesuese, por Të Kuqtë e Jurgen Klop kanë një pikë më pak, çka do të thotë se ëndrra e tyre realizohet, vetëm nëse kryesuesit gabojnë të paktën një ndeshje me tepër se ata.

Premier League 2018-19

Java e 36-të/26 prill

Liverpool-Huddersfield

Man City-Burnley

Java e 37-të/ 4-6 maj

Newcastle-Liverpool

City - Leicester

Java e 38-të/12 Maj       

Liverpool - Wolves

Brighton-City

 

Klasifikimi

Manchester      89

Liverpool          88

Tottenham        70

Chelsea               67

Arsenal             66

Manchester U   64