Tregu: E tërë Shqipëria vlen 3 herë më pak se Mbappe!

Tregu: E tërë Shqipëria vlen 3 herë më pak se Mbappe!
Euro 2020/Suksesi i mundshëm i Kombëtares së Shqipërisë do të varet nga debutimi i trajnerit të ri Edy Reja. Islanda, i vetmi kundërshtar që mund të fitojmë terren në përballjet direkte, por me një skuadër pa shumë yje 

Nga Aranit Muraçi

Ylli francez i PSG, Kylian Mbappe, ndonëse 20-vjeç, vlen të paktën tre herë më shumë se e tërë Kombëtarja shqiptare. Mbappe, pjesë e Kombëtares së Francës dhe kampion bote në fuqi, sipas faqes së specializuar të vlerës së lojtarëve në treg, “Transfermarket”, vlen aktualisht 200 milion euro, ose tre herë më tepër se e tëra vlera e të gjithë lojtarëve të Kombëtares kuqezi, përfshirë tërë lojtarët që ishin pjesë e listës së grumbulluar nga ish-trajneri Christian Panuci, në dy ndeshjet e para kualifikuese Euro 2020. Franca është në një grup me Shqipërinë, për kualifikueset 2020, ndërkohë që vlera e Mbappe mund të rritet ndjeshëm gjatë verës, pasi ai kërkohet nga Real Madrid me çdo kusht. Vlera 200 milion euro është ajo që PSG pagoi për ta blerë nga Monaco. Trajneri i ri italian Edy Reja, në dy ndeshjet ndaj Francës, në këto kushte nuk ka se çfarë pretendon. Pas humbjes në ndeshjen direkte me Turqinë, pavarësisht rezultatit në ndeshjen e kthimit, suksesi i tij do të varet nga dy ndeshjet me Islandën. Reja pret të debutojë pikërisht ndaj Islandës në transfertë, më 7 qershor, në ndeshjen e tretë kualifikuese Euro 2020. Para këtij takimi ai premton të sjellë disa ndryshime. Janë disa lojtarë të rinj, të cilët po spikasin me klubet  e tyre dhe presin ftesë prej tij. megjithatë kushtëzimet . Po ashtu, sipas “transfermarket” vlera e tërë Kombëtares kuqezi nuk shkon më tepër se 70 milionë euro, përfshirë edhe ata të stolit, si dhe portierin Thomas Strakosha, i cili nuk u grumbullua, ndërkohë që ai ka një vlerë mbi 20 milionë euro. Reja  po merr në konsideratë që të afrojë lojtarë të rinj të së ardhmes, që po spikasin, si Seferi, Dermaku, apo Ndoj, për të vijuar operacionin e largimeve të disa senatorëve, ku më të rrezikuarit e momentit janë më të moshuarit, Andi Lila dhe Migjen Basha.  Ndërkohë që priten rikthimet e Emir Lenjanit dhe të Odise Roshit, ky i fundit për shkak dëmtimi, Kombëtarja shqiptare mbetet thuajse në të njëjtën vlerë.

Vlera e tregut për çdo lojtar të Kombëtares kuqezi

Etrit Berisha, 30-vjeç, portier i Atalanta, vlera aktuale e tregut 5 mln euro. Vlera më e lartë sezonin e kaluar 7 mln euro.

Thomas Strakosha, 23-vjeç, portier i Lazio, vlera aktuale e tregut 22 milionë euro, vlera e tij më e lartë në karrierë.

Alban Hoxha, 31-vjeç,  portier i Partizanit, vlera e tregut 400 mijë euro. Vlera më e lartë dy sezone më parë 700 mijë euro

Arlind Ajeti, 25-vjeç, mbrojtës i Grasshoppers, vlera aktuale e tregut 550 mijë euro. Vlera më e lartë  tre vite më parë 2 mln euro.

Naser Aliji, 25-vjeç, mbrojtës i Dinamo Bukuresht, vlera aktuale  e tregut 250 mijë euro. Vlera më e lartë pesë vjet më parë 1 mln euro.

Ivan Balliu, mbrojtës i Metz, vlera aktuale e tregut 1 milionë euro. Vlera më e lartë dy sezone më parë 2 mln euro.

Egzon Binaku, 23-vjeç, mbrojtës i Norrkoping, vlera aktuale e tregut 500 mijë euro, që është edhe vlera e tij më e lartë në karrierë.

Berat Djimsiti, 26-vjeç, mbrojtës i Atalanta, vlera aktuale e tregut 1.5 milion euro. Vlera më e lartë 2.5 mln euro, katër vite më parë.

Elseid Hysaj, 25-vjeç, mbrojtës i Napolit, vlera aktuale e tregut 23 milionë euro. Vlera më e lartë një vit më parë, 25 milionë euro.

Ardian Ismajli, 22-vjeç, mbrojtës i Hajduk Split, vlera aktuale e tregut 750 mijë euro, që është edhe vlera e tij më e lartë në karrierë.

Enea Mihaj, 20-vjeç,  mbrojtës i Panetolikos, vlera aktuale e tregut 800 mijë euro, që është edhe vlera më  e lartë e tij.

Frederik Veseli, 26-vjeç, mbrojtësi i Empoli, vlera aktuale e tregut 1 milion euro, që është edhe vlera e tij më e lartë në karrierë.

Amir Abrashi, 29-vjeç, mesfushor i Freiburg, vlera aktuale e tregut 1.5 milion euro. Vlera më e lartë e tregut 2.5 milionë euro, tre sezone më parë.

Migjen Basha, 31-vjeç, mesfushor i Aris, vlera aktuale e tregut 600 mijë euro. Vlera e tij më e lartë në treg 1.3 milion euro, 9 vite më parë.

Ergys Kaçe, 25-vjeç, mesfushor i Panathinaikos, vlera aktuale e tregut 700 mijë euro. Vlera më e lartë e tregut një vit më parë, 3 milionë euro.

Andi Lila, 33-vjeç, mesfushor i Pas Giannina, vlera aktuale e tregut 400 mijë euro. Vlera më e lartë e tregut 1.4 milion euro, 4 vite më parë.

Ledian Memushaj, 32-vjeç, mesfushor i Pescara, vlera aktuale e tregut 800 mijë euro. Vlera më e lartë e tregut 2.4 milionë euro, tre vite më parë.

Kristi Qose, 23-vjeç, mesfushor i Ruzomberok,  vlera aktuale  e tregut 500 mijë euro, vlera më e lartë e tij në karrierë.

Taulant Xhaka, 28-vjeç, mesfushor i Basel, vlera aktuale e tregut 2.5 milion euro, vlera më e lartë tre vite më parë, 4 milion euro.

Kristal Abazaj, 23-vjeç, sulmues i Osijek, vlera aktuale e tregut 550 mijë euro. Vlera më e lartë e tregut 700 mijë euro, një vit më parë.

Bekim Balaj, 28-vjeç, sulmues i  Akhmat Grozny, vlera aktuale e tregut 1.6 milion euro. Vlera më e lartë e tij tre vjet më parë, 3 milionë euro.

Eros Grezda, 24-vjeç, sulmues i Glasgoë Rangers, vlera aktuale e tregut 1.5 milion euro, që është vlera më e lartë e tij në karrierë.

Armando Sadiku, 28-vjeç, sulmues i Luganos, vlera aktuale e tregut 700 mijë euro. Vlera më e lartë dy vite më parë, 1.5 milion euro.

Myrto Uzuni, 23-vjeç, sulmues i Lokomotivës së Zagrebit, vlera aktuale e tregut 850 mijë euro, që është edhe vlera më e lartë në karrierë.

Vlera e tregut për dy lojtarët që presin rikthimin

Odise Roshi, 27-vjeç, mesfushor i Akhmat Grozny, vlera aktuale e tregut 1 milion euro. Vlera më e lartë e tij dy vite më parë, 1.3 milion euro.

Emir Lenjani, 29-vjeç, mesfushor i Sion, vlera aktuale e tregut 700 mijë euro. Vlera më e lartë e tij 1.5 milion euro, tre sezone më parë.

Vlera e tregut për kandidatët e fanellës kuqezi

Kastriot Dermaku, 27-vjeç, mbrojtës i Cosenza, vlera aktuale e tregut 300 mijë euro, që është edhe vlera e tij më e lartë në karrierë.

Emanuele Ndoj, 22-vjeç, mbrojtës i Breshia, vlera aktuale e tregut 900 mijë euro, që është edhe vlera e tij më e lartë.

Taulant Seferi, 22-vjeç, sulmues i  Ëinterthur, vlera aktuale e tregut 600 mijë euro, që është edhe vlera e tij më e lartë.

Giacomo Vrioni, 20-vjeç, sulmues i Venezia, vlera aktuale e tregut 600 mijë euro, që është edhe vlera maksimale e tij.

Gentian Selmani, 21-vjeç, portier i Laçit, vlera aktuale e tregut 500 mijë euro, vlera më e lartë një sezon më parë, 550 mijë euro

Lorenc Trashi, 26-vjeç, mesfushor i Partizanit, vlera aktuale e tregut 400 mijë euro, vlera më e lartë e tij në karrierë.

 

68.95 milionë euro

Kjo është shuma totale e lojtarëve, që Panucci kishte në dispozicion të Turqisë në ndeshjen e parë kualifikuese Euro 2020. Në listën e lojtarëve është përfshirë edhe Thomas Strakosha, ndonëse mungoi ndaj Turqisë e Andorrës, me vlerë plot 22 milionë euro.

5 milionë euro

Kjo është shuma totale e lojtarëve që pretendojnë të veshin fanellën kuqezi, në ndeshjen e ardhshme. Shifër kjo modeste, çka tregon se potenciali i Kombëtares sonë nuk jep shumë shpresë për të pasur një skuadër që mund të premtojë kualifikimin historik në botërorin Katar 2022.

200 milion euro

Kylian Mbappe, 20-vjeç, sulmues i PSG dhe i Kombëtares franceze, ka këtë vlerë aktuale në treg, megjithëse besohet se ajo gjatë verës mund të thyejë një rekord botëror. Ylli i PSG kërkohet nga Real Madrid, ndërkohë që Neymar theu rekordin kur kaloi te PSG për 222 milionë euro.