Arsyeja e çuditshme që e detyroi FSHF të shtyjë dy javët e fundit të Superiores

Arsyeja e çuditshme që e detyroi FSHF të shtyjë dy javët e fundit të Superiores
Java e 35-të e Kategorisë Superiore nuk do të luhet të shtunën e 25 majit, por një ditë më pas.

Është ky vendimi i marrë nga Sektori i Garave pranë FSHF-së, që shtyrje ka bërë edhe për javën e 36-të. Shkak i këtyre veprimeve është bërë protesta e opozitës, që do organizohet në kryeqytet, duke nisur nga ora 18:30.

“Sektori i Garave në FSHF dëshiron t'ju informojë se java e 35-të e Kategorisë Superiore e planifikuar për tu zhvilluar e gjitha ditën e shtunë, do të zhvillohet ditën e diel, datë 26 Maj. Në të njëjtën kohë është shtyrë me një ditë dhe java e 36-të, e cila do të luhet ditën e enjte, datë 30 Maj."-thuhet në vendimin e FSHF-së. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...