Nga Aranit Muraçi
E konsideruar një finale e parakohshme, Barcelona-Liverpul, nuk zhgënjeu aspak. Kampionët e sapo-kurorëzuar të Spanjës dhe pretendentët për titullin kampion në Angli, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League dhuruan spektakël. Një mrekulli e Liverpul, pas humbjes 3-0, mund t’i sigurojë kualifikimin për një javë më vonë në “Anfild Road”. Liverpul, pesë herë fitues i Champions, finalist i një edicioni më parë kërkonte finalen e dytë radhazi, pse jo edhe trofeun, por rruga drejt suksesit kalonte fillimisht nga Kamp Nou, ku Barça shihej po aq favorite për të arritur një rezultat premtues për finalen.
Barcelona e etur për trofeun e munguar prej 2015, që më tepër që në tre edicionet e fundit është dominuar nga rivali i saj historik, Real Madrid, e nisi më mirë takimin dhe dominoi lojën në pjesën e parë, duke gjetur edhe rrugën e rrjetës. Barcelona në 26’ realizoi një gol të shkëlqyer falë Luis Suarez, teksa Jordi Alba pasoi saktë në zonë për uruguaianin që mposhti Alisson. Por një histori tjetër ishte pjesa e dytë e ndeshjes, me Liverpul në kërkim të golit të barazimit për të rihapur ndeshjen. Të Kuqtë shpërdoruan disa raste, falë presionit që zhvilluan në gjysmëfushën kundërshtare, në gjysmën e parë në kësaj pjese loje. Në momentin e tyre më të mirë, Leo Messi dyfishon shifrat pas një kundërsulmi, falë edhe topit të kthyer në lojë nga traversa, nga goditja e Suarez. Por pak minuta më vonë, një goditje perfekti dënimi nga jashtë zone me autor Messi përfundon në trekëndëshin që nuk mund të arrihej nga portieri i Liverpul. 3-0. Ishte goli i 600-të në karrierën e Messi, ndërkohë për t’u rikthyer në lojë Liverpul u mjaftua me një shtyllë të Salah, pa gjetur rrugën e rrjetës.
Për herë të fundit në Champions League, Barcelona dhe Liverpooli janë përballur në vitin 2007, në raundin e 1/8. “The Reds” u kualifikuan më tej me rezultatin e përgjithshëm 2-2, falë një goli më tepër në fushë kundërshtare.
Barcelona-Liverpul 3-0
Shënues: Suarez 26’, Messi 75’, 82’
Barcelona: Ter Stegen, Sergi Roberto (Alenja 90’), Pique, Lenglet, Jordi Alba, Rakitic, Sergio Busquets, Vidal, Messi, Suarez (Dembele 90’), Coutinho (Semedo 60’). Trajner: Ernesto Valverde
Liverpool: Alisson, Gomez, Matip, Van Dijk, Robertson, Milner (Origi 85’), Fabinho, Keita (Henderson 24’), Salah, Mane, Wijnaldum (Firmino 78’). Trajner: Juergen Klopp
Gjyqtar: Bjorn Kuipers (Holandë)
Statistikat
Barcelona - Liverpul
Goditje në portë: 5 - 4
Goditje jashtë: 4 - 6
Zotërimi i topit (%) 49 - 51
Korne: 3 - 5
Faulle: 11 - 15
Kartonë të verdhë: 3 - 1