De Ligt kërkohet nga të gjithë, por sekretin e nxjerr drejtori sportiv i Ajax-it: Ja ku shkon...

De Ligt kërkohet nga të gjithë, por sekretin e nxjerr drejtori sportiv i Ajax-it: Ja ku shkon...
Matthijs de Ligt do të largohet nga Ajaxi pasi e kërkojnë të gjithë, por e ardhmja e tij duket se do të jetë në Barcelonë, sepse ka afruar për të 10 milionë euro më shumë se Manchester United.

Aktualisht, holandezi ka hedhur poshtë një ofertë prej 70 milionë eurosh të "Djajve të kuq", që i ofruan De Ligt një kontratë pesëvjeçare për 15 milionë euro në sezon.

Mediat italiane raportojnë se drejtori sportiv i Ajax, Marc Overmars ka nxjerrë sekretin teksa po bisedonte me homologun e tij te Juventus, Fabio Paratici, e deklaruar të ardhmen e mbrojtësit të talentuar.

Ai mësohet se i ka thënë Juventusit se klubi holandez është afër arritjes së një marrëveshjeje me Barcelonën.

Qëllimi i De Ligt është të transferohet në Barcelonë, të cilët kanë ofruar 80 milionë euro. /l.k./

Marrë nga RAI Sport

loading...
loading...