E pret United? Pas 9 vitesh në Madrid, Diego Godin mes lotësh: Lamtumirë!

E pret United? Pas 9 vitesh në Madrid, Diego Godin mes lotësh: Lamtumirë!
Mbrojtësi i Uruguait, Diego Godin, deklaroi lamtumirën nga Atletico Madrid, pas këtij sezoni, duke mos i përmbajtur lotët. Mbrojtësi 33-vjeçar i dha fund karrierës 9-vjeçare, duke mos fshehur emocionet.

Ai mbërriti nga Villarreal në vitin 2010 në Madrid dhe luajti 387 ndeshje me Atletico, duke ndihmuar klubin e tij të fitonte për herë të parë titulli kampion pas 18 vitesh, në 2013-14. Godin besohet se do t’i bashkohet Manchester United, pas këtij sezoni.