Euro 2020/ Qershori muaji vendimtar, fati i kuqezinjve vendoset në Islandë dhe Elbasan

Euro 2020/ Qershori muaji vendimtar, fati i kuqezinjve vendoset në Islandë dhe Elbasan
Në Grupin H, pas dy ndeshjeve të para, Franca dhe Turqia kanë nga 6 pikë, ose janë me pikë të plota. Islanda dhe Shqipëria pozicionohen pas tyre, secila me nga tre pikë, dhe Andorra e Moldavia janë ende në kërkim të pikëve të para.

Dy ndeshjet e muajit qershorit shihet vendimtare në ecurinë dhe objektivat e secilës skuadër, sidomos për ambiciet e Kombëtares kuqezi.

Nëse për Francën ka pak dyshime se mund të jetë kryesuese e grupit, apo për dy ekipet e tjera pa pretendime që mbyllin grupin, Moldavia e Andorra, beteja për vendin e dytë mbetet e hapur për tre ekipet e tjera: Turqia, Islanda e Moldavia.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja do ta mbajnë gjallë shpresat për kualifikim, nëse marrin shmangin humbjen me Islandën dhe marrin maksimumin me Moldavinë në shtëpi.