Klasat e pesta në 24 maj në provim, ja përmbajtja e testit

Klasat e pesta në 24 maj në provim, ja përmbajtja e testit
Testimi nuk do të vlerësohen me notë, por do të shihet niveli i dijeve të 11 vjeçarëve deri në atë nivel të shkollës. Sipas udhëzimit të miratuar në datën 6 shkurt  përcaktohet se nxënësit e klasave të pesta do të testohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Ky testim të fillojë në orën 10.00 dhe do të zgjasë 1 orë e 30 minuta

Në 24 maj të gjithë nxënësit e klasave të 5-ta do të testohen. Provimi do të përfshijë 3 lëndë; atë të gjuhës shqipe, matematikës dhe lëndëve të tjera shkencore. Autoritetet e arsimit pohojnë se testim nuk do të jetë penalizues për përsëritjen e vitit për ata që do të marrin pikë minimale, por do të jetë një test për të parë nivelin e ciklit fillor. Sipas udhëzimit të miratuar në datën 6 shkurt  përcaktohet se nxënësit e klasave të pesta do të testohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Ky testim të fillojë në orën 10.00 dhe do të zgjasë 1 orë e 30 minuta. Sa i përket nxënësve me aftësi të kufizuara do ta zhvillojnë këtë provim me anë të programeve të tyre që punojnë, duke parashikuar këtu veçoritë dhe standardin e tyre. “Me mbarimin e klasës së 5-të të bëhet një vlerësim për arritjen e njohurive të nxënësve në këtë nivel i cili do të zhvillohet në 23 maj në 3 fusha, në matematikë, gjuhë dhe shkencë. Do të jetë një vlerësim ,testet e të cilave do të hartohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) dhe do të korrigjohen nga AKP” thuhet në udhëzim.

Provimi

Provimi i klasave të 5-ta nuk do të ketë nota dhe as penalitete për nxënësit do të dalin dobët në të. Rezultatet do ti duhen Ministrisë së Arsimit për të parë nivelin e arritjes në përfundim të ciklit të fillore. “Është një testim i cili nuk do të vlerësohet me notë, por do të jetë një vlerësim me pikë, i cili do të përcaktohet sipas tre fushave që do të jetë në ndihmë të Ministrisë së Arsimit, por edhe vetë shkollave” pohojnë burime zyrtare nga MAS. Sa i përket vlerësimit të përgjigjeve të nxënësve do të behet me pikë, të cilat do të ekuivalentohen me notë, ku vlerësimi maksimal i testit është 50 pikë. Urdhri i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit parashikon procedura të rrepta, të ngjashme me testimin e Lirimit dhe të Maturës. “Largësia përmes nxënësve të jetë jo më pak se 120 cm; në mjediset e testimit nuk duhet të ketë postera; nxënësit ulen me fytyrë nga i njëjti drejtim dhe provimi mbikëqyret nga një administrator që nuk i përket shkollës ku po kryhet testimi” thuhet në rregullore. Procedurat e zhvillimit të testit përfshijnë struktura arsimore si Agjencia Kombëtare e Provimeve, Institutin e Zhvillimit të Arsimit, Njësitë Arsimore Vendore, qendrën e vlerësimit të testeve në DAR/ZA, administratorë gjatë testimit, administratorë të sekretimit. Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollës një orë para nisjes së testimit.

Rezultatet

Provimi i klasave të 5-ta nuk do të ketë nota dhe as penalitete për nxënësit do të dalin dobët në të. Rezultatet do ti duhen Ministrisë së Arsimit për të parë nivelin e arritjes në përfundim të ciklit të fillore.