Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, dhe trajneri Skënder Gega, nga njëra anë, si dhe presidenti i Tiranës Rafik Halili e trajneri Ardian Mema, nga ana tjetër, kanë zgjedhur të njëjtën ditë për të bërë analizën apo edhe për të ndërtuar strategjitë e fitores për ndeshjen para derbit të madh.
Trajneri i Tiranës, Mema, e kishte lajmëruar një analizë të tillë, pas fitores 5-3 ndaj Luftëtarit në mesjavë, fitore që i siguroi finalen e kupës.
Mema e kërkoi analizën për pakënaqësitë që kishte ndaj sjelljeve të disa lojtarëve, ndërkohë Refik Halili, kërkon që skuadra të fokusohet në derbi e të mbyllë sezonin me sukses, për të marrë më pas, me qetësi vendimet e duhura. Po gjatë ditës së djeshme presidenti Gaz Demi dhe trajneri Skënder Gega janë takuar paradite në një nga lokalet e Tiranës, ku kanë qëndruar gjatë. Në kampin e Partizanit, përveç dëshirës për fitore në derbi që të festohet me tifozët, është duke u diskutuar ndërtimi i ekipit, që do të konkurrojë në Champions League.
Para ndeshjes derbi ka pasur një interes të jashtëzakonshëm për bileta.
Për takimin derbi të kryeqytetit, Partizani-Tirana, në program që të luhet ditën e diel (16:30), i vlefshëm për javën e 33-të të Kategorisë Superiore, ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm të tifozëve. Kjo jo vetëm për rëndësinë që ka derbi, por edhe të faktit se Partizani me një fitore të mundshme vulos fatet e titullit kampion. Tirana, me arritjen në finale të kupës, ka si qëllim që të arrijë një fitore ndaj Partizanit e të sigurojë mbijetesën. /A.M/
Java e 33-të/12 maj - 16:30
Skënderbeu - Teuta
Luftëtari - Kukësi
Kastrioti - Flamurtari
Partizani - Tirana
Laçi – Kamza (3-0 në tavolinë)
Klasifikimi
Partizani 65
Kukësi 55
Flamurtari 48
Teuta 48
Laçi 46
Skënderbeu 46
Tirana 40
Luftëtari 40
Kastrioti 35
Kamza 17