Në pritje të ekipit të Skënder Gegës/ Sukseset e Partizanit, festa e përbashkët

Në pritje të ekipit të Skënder Gegës/ Sukseset e Partizanit, festa e përbashkët
Edhe ekipet e tjera kampione do t’i bashkohen festës së madhe. Jo vetëm ekipi i futbollit, që është në pritje prej 26 vitesh të fitojë trofeun e munguar, por edhe ekipet e tjera që janë pjesë e klubit “Partizani” do t’i bashkohen festës së madhe të titullit kampion.

Ekipi i volejbollit të femrave të Partizanit sapo fitoi ndaj Tiranës titullin kampion, pas ndeshjeve “play-off”, ndërkohë që është hedhur ideja e klubit, që të gj

itha sukseset e arritura në fund të sezonit të bashkohen në një festë të madhe të përbashkët. Kësisoj Partizani është në pritje që ekipi i futbollit të sigurojë matematikisht titullin, për të shpalosur edhe planin e një feste të madhe që do të organizohet në kryeqytet.