Shqipëria e Edi Rejës, risitë në listën e kuqezinjve të thirrur për dy ndeshjet e radhës

Shqipëria e Edi Rejës, risitë në listën e kuqezinjve të thirrur për dy ndeshjet e radhës
Edi Reja po mendon për debutimin në krye të Shqipërisë, ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë.

Tekniku italian ka bërë edhe planin për sfidën në Rejkjavik. Ai pritet ta grumbullojë skuadrën kuqezi që javën e ardhshme, konkretisht duke nisur nga data 20 maj.

Nga lista e futbollistëve bie në sy emri i Marash Kumbullës, mbrojtësit shtatlartë që është pjesë e klubit të Veronës në Itali. I riu ishte edhe në planet e Panuçit, por u dëmtua para ndeshjeve me Turqinë dhe Andorrën.

Do të rikthehet edhe Mërgim Mavraj, i cili ka edhe një ndeshje pezullim për të shlyer. Ndaj Islandës nuk luan dot, por më 11 qershor me Moldavinë vetëm një vendim i trajnerit mund ta lërë jashtë.

Grumbullimi prej datës 20 maj: Kastriot Dermaku (Kozenca), Enea Mihaj (Panetolikos), Marash Kumbulla (Hellas Verona), Mërgim Mavraj (Ingolshtad), Ergys Kaçe (Panathinaikos), Amir Abrashi (Frajburg), Migjen Basha (Aris), Emanuele Ndoj (Breshia), Eros Grezda (Rejnxhërs).

PLANI I EDI REJËS PËR GRUMBULLIMIN

20 maj – 2 qershor, Durrës

2 qershor – 6 qershor, Frankfurt

6 qershor – 7 qershor, Rejkjavik

8 qershor, ndeshja Islandë-Shqipëri

11 qershor, ndeshja Shqipëri-Moldavi

loading...
loading...