Video e pabesueshme, vajza bie nga kati i 22-të i një pallati... dhe mrekullia e shpëton vetëm me një krah të thyer

Video e pabesueshme, vajza bie nga kati i 22-të i një pallati... dhe mrekullia e shpëton vetëm me një krah të thyer
Një vajzë e vogël i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes, pasi ka rënë aksidentalisht nga dritarja e katit të 26-të të një pallati në Kinë.

Fëmija gjashtëvjeçar shpëtoi pasi ra mbi një tendë prej tekstili me fije qelqi mbi një garazh.

Pamjet filmike tregojnë vajzën që ngrihet në këmbë pas një “fluturimi” të pabesueshëm dhe fillon të ecë sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vajza rrëzohet nga lartësia dhe bie me forcë mbi tendën, që shkatërrohet, duke e lëshuar vajzën përtokë.

“Incidenti ndodhi të së martën e kaluar në një lagje banimi në komunën jugperëndimore të Chongqing”, raporton Daily Mail.

Në momentin e ngjarjes, vajza ndodhej e vetme në shtëpi, pasi prindërit e kishin lënë në gjumë dhe ishin larguar.

Fëmija është dërguar në spitalin e zonës, ku mjekët konstatuan se kishte vetëm një frakturë në krahun e djathtë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

VIDEO: Daily Mail