Bënte fëmijë me gra të ndryshme, pasanikut 28-vjeçar i njihet atësia e 16 foshnjave

Bënte fëmijë me gra të ndryshme, pasanikut 28-vjeçar i njihet atësia e 16 foshnjave
Një 28-vjeçar nga Japonia ka fituar në gjykatë të drejtën e atësisë mbi 13 foshnja të lindura nga nëna të ndryshme në Tajlandë.

Vendimi lejon të riun Mitsutoki Shigeta, të fitojë kujdestarinë e fëmijëve.

Shigeta është djali i një ndër industrialistëve më të mëdhenj të Japonisë, por dyshohet se është i përfshirë në trafikun e organeve.

Përkundrejt kësaj, ai ka deklaruar se ka qenë gjithmonë ëndrra e tij të ketë një familje të madhe dhe të ketë shumë trashëgimtarë.

Shigeta dyshohet se ka paguar 9-12 mijë dollarë për secilën femër tajlandeze që të lindë një fëmijë të tijin.

I mbiquajtur “fabrika e fëmijëve”, ai llogaritet të ketë të paktën 16 fëmijë të lindur nga nëna të ndryshme.

Në vitin 2015, ai ka fituar të drejtën e atësisë mbi tre fëmijë të tjerë.

Në Tajlandë është e ndaluar prej disa vjetësh për ata që nuk janë shtetas të këtij vendi të “marrin me qira” mitrën e një gruaje tajlandeze për të sjellë në jetë fëmijë që më pas shkojnë në vendin e origjinës së babait.

Por djali i pasanikut japonez, jo vetëm që ka anashkaluar këtë ligj, por pati edhe guximin të hedhë në gjyq Ministrinë tajlandeze të Zhvillimit Social, duke deklaruar se “ka mundësi financiare që t’i mbajë të gjithë fëmijët e tij”.

Dhe gjykata i dha të drejtë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: EPA

loading...
loading...