Berisha, akuzë të “sikletshme” Veliajt!

Berisha, akuzë të “sikletshme” Veliajt!
Kreu i bashkisë së Tiranës, gjatë një takimi elektoral, teksa ka nisur fushatën për një mandat të dytë, është para shpesh të takojë dhe të përqafojë edhe fëmijë.

Por ish-kryeministri, Sali Berisha, ka bërë publike një foto, gjatë këtyre takimeve teksa ai po fotografohej krah një fëmije, duke aluduar se Veliaj kishte urinuar.

“Lal Plehu apo Lal Pampersi..!”, ka qenë mesazhi i shkurtër i ish-kryeministrit, që e ka shoqëruar edhe me foton përkatëse.

Berisha është akuzuar shpeshherë, në raste të tjera kur ka bërë publike imazhe të sikletshme apo denoncuese,  edhe për fotomontazh.

Por mbetet për t'u parë, nëse Veliaj do të reagojë lidhur me këtë "akuzë"....

loading...
loading...