“BETEJA” E SHIFRAVE/ KQZ: Votuan 21,6% e shqiptarëve, konteston PD: janë 6% më pak

“BETEJA” E SHIFRAVE/ KQZ: Votuan 21,6% e shqiptarëve, konteston PD: janë 6% më pak
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në votimet e sotme kanë marrë pjesë 21,6 e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve të regjistruar, ose e thënë ndryshe, kanë votuar 771 863 votues.

Votimet janë zhvilluar në 5417 qendra votimi, të cilat u hapën në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe u mbyllën në orën 19.00.

Në gjithë Shqipërinë u votua për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive si dhe për të rinovuar përbërjen e këshillave bashkiake.

Në 31 prej bashkive, ka patur një kandidat të vetëm, atë të Partisë socialiste, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje.

Ka qenë Partia Demokratike që ka kontestuar menjëherë pas shpalljes, rezultatin e pjesëmarrjes në votime.

Sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi, bëri të ditur se pjesëmarrja faktike në votimet është 534,528 persona ose 15.2% e votuesve të regjistruar.

Edhe më herët, PD kishte denoncuar përpjekjet, sipas saj, për të manipuluar shifrat e pjesëmarrësve në votime, duke mbushur listat e personave që rezultojnë se kanë votuar, me emra emigrantësh. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...