Biblioteka më "e bukur" e Tiranës ndodhet...në rrugë. Njihuni me 13 libraritë më të bukura në botë! Foto

Biblioteka më "e bukur" e Tiranës ndodhet...në rrugë. Njihuni me 13 libraritë më të bukura në botë! Foto
Ka vende ku flitet pak për librin, nuk investohet për librari, shpërfillet dija. Ka vende ku dija dhe arsimi manipulohen dhe më keq akoma prej tyre promovohet “injoranca”. Historia dhe studimet thonë se kjo është edhe arsyeja kryesore se përse këto vende mbeten të prapambetura.  

Fatkeqësisht edhe Shqipëria ka një problem me librin. Në universitete nuk ka biblioteka, ose ka por ato qëndrojnë të mbyllura për studentët. Edhe në shkollat e Mesme dhe ato të ciklit të ulët, librari mund të ketë, por jo për nxënësit. Pastaj, kush duhet të kujdeset për to?!

Në Tiranë ndodhet Biblioteka Kombëtare, e cila vitet e fundit është përfshirë ose nga ndonjë përmbytje, ose nga flakët. Aty edhe studentit çuditërisht i kërkohen disa dokumente, veç asaj që vërteton se është student, që të anëtarësohet, si nëpër ambasada.  

Në mungesë të librarive apo bibliotekave serioze dhe investimeve në këtë drejtim, prej vitesh librat i has në rrugët e Tiranës, në shitje, për të gjithë ata që duan të lexojnë.

Ndërkohë vendet e tjera, kryesisht të zhvilluara, kanë një raport apo qasje krejt ndryshe me dijen, librin dhe libraritë.   

Kush nuk i do librat, nëpër botë? Librat mbajnë “çelësin” e një bote të re, sa herë që i hapim ato. Njësoj, blerja e një libri mbetet investimi më i mirë, veçanërisht nëse vendosni ta blini atë në një nga 13 libraritë më të bukura në botë. Ja cilat janë ato?!

Boekhandel Dominicanen / Maastricht, Holandë

Kjo librari ka vendosjen më unike dhe magjike, ndodhet në një kishë mbi 700 vjeçare! Kur shfletoni raftet, duket sikur qëndroni në historinë aktuale dhe mos harroni të bëni foto, sepse ky vend është përtej mahnitjes.

Shakespeare and Company / Paris, Francë

 

Një nga libraritë më historike në botë, “Shekspiri and Co” është një strehë e literaturës në gjuhën angleze në zemër të Parisit, Francë. “Shakespeare and Co” daton në 1919 dhe ishte një vendtakim popullor për shkrimtarët amerikanë në vitet 1920, përfshirë Ernest Hemingway dhe Gertrude Stein. Dyqani që ekziston sot u ngrit mbi origjinalin e vitin 1951.

Libraria Acqua Alta / Venecia-Itali

Ndoshta libraria e vetme me rafte si vaska, ky Butik në Venecia, e bën Italisë absolutisht më të ëmbël. Është gjithashtu shtëpia e shumë maceve, të cilët qëndrojnë me ju, ndërsa ju shfletoni librat.

Hatchard / Londër, Mbretëria e Bashkuar

Kjo librari madhështore është më e vjetra në të gjithë Londrën, e hapur që nga viti 1797! Ndërtimi i saj, në Piccadilly Circus përbën një magji letrare.

City Lights / San Francisco, SHBA

E themeluar më 1953 nga Beat icon Lawrence Ferlinghetti, kjo librari e pavarur në San Francisko ka në fokus letërsinë botërore, artet dhe politikat progresive. Është gjithashtu libraria e parë amerikane që i ka të gjitha librat me letra, duke i bërë faqosjet e saj interesante.

Livraria Lello / Porto, Portugali

E vetëshpallur “libraria më e bukur në botë”,  në faqen e tyre, Libraria Lello në Porto është absolutisht befasuese - nuk është çudi që thuhet se ka shërbyer edhe si frymëzim për përshkrimin e JK Rowling të Hogwarts në Harry Potter!

Book and Bed/ Tokio, Japoni

Një hotel e librari në Tokio, “Libri dhe Shtrati”, është ëndrra e vërtetë. Ku tjetër mund ta kaloni natën më mirë, i rrethuar plotësisht nga rafte librash?

El Ateneo Grand Splendid / Buenos Aires, Argjentinë

Një festë e vërtetë për sytë tuaj, nëse përballeni me këtë teatër në Argjentinë që u shndërrua në një librari. Vizita në këtë bibliotekë e bën edhe përrallën “E Bukura dhe Bisha”, pjesë të jetës reale.

Strand Bookstore/ New York, Nju Jork

Mbi 20 km librari në mes të Nju Jorkut. Libraria “Strand” është themeluar në vitin 1927 dhe mbetet libraria më e famshme në Manhattan, që nga ajo kohë.

Les Bouquinistes / Paris, Francë

E vendosur përgjatë lumit të Parisit, Sena, kjo nuk është një librari, por shumë lloje librash. Sidomos kur je e ftuar në këtë qytet në një ditë të verës, ky është ndoshta vendi më piktoresk në planet për të blerë një libër.

Secret Headquarters / Los Anxheles, Kaliforni

Ndoshta më tepër e ftohtë se sa e bukur, Secret Headquarters është një ikonë e LA për librat komikë. Ata gjithashtu presin shfaqje arti, e cila padyshim shton kuriozitetin tek vizitorët.

Libraria Scarthin / Qarku Peak, Mbretëria e Bashkuar

Ky dyqan i çuditshëm ka shkuar nga një dhomë në dymbëdhjetë të tilla, që nga hapja e saj në vitin 1974, por ka ruajtur ndjenjën e re dhe të rehatshme të fillimeve të tij modeste.

El Pendulo / Meksikë, Meksikë

Një mrekulli në Mexico City. Libraria El Pendulo  dhe kafeneja aty shet kryesisht libra të gjuhës spanjolle, por gjithashtu ka një seksion në anglisht për turistët. Është absolutisht simpatike dhe e bukur, thjesht mahnitesh kur shikon raftet!

/A.M/

loading...
loading...