RECETA GATIMI/ Biskota kungulli me akull

RECETA GATIMI/ Biskota kungulli me akull
Përbërësit:

2 filxhanë miell

1 lugë pluhur pjekës

1 lugë sodë buke

2 lugë kanellë

arrëmyshk, karafil

kripë, 1/2 filxhan gjalpë

1 1/2 filxhanë sheqer

1 filxhan pure kungulli

1 vezë, ekstrakt vaniljeje

2 filxhanë sheqer pluhur

3 lugë gjelle qumësht..

Përgatitja:

Nxehim paraprakisht furrën. Përziejmë miellin, pluhurin e pjekjes, sodën e bukës, kanellën, arrëmyshkun, karafilin dhe kripën. I lëmë mënjanë. Në një tas përziejmë gjalpin dhe sheqerin. Shtojmë kungullin, vezën dhe 1 lugë çaji vanilje  dhe i rrahim derisa të bëhen një masë kremoze. Përziejmë edhe përbërësit e thatë. Me lugë gjelle i hedhim në fletë gatimi, duke i sheshuar pak. I pjekim në furrën e nxehur.

I ftohim biskotat, pastaj i spërkasim sipër me pak glazurë (akull) me pirun.

loading...
loading...