DIBËR/ Policia “bën bilancin”: 12 të arrestuar, 39 në kërkim. “Specialët” mbikëqyrin situatën e tensionuar

DIBËR/ Policia “bën bilancin”: 12 të arrestuar, 39 në kërkim. “Specialët” mbikëqyrin situatën e tensionuar
Pas ngjarjeve të natës së kaluar në Dibër, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se janë arrestuar 12 persona, ndërsa 39 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë:

K.U., 29 vjeç, banues në fshatin Pollazhan

M.Gj, 29 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë

A.K, 55 vjeç, banues në fshatin Kandërr

F.V., 54 vjeç, banues në Peshkopi

A.K., 23 vjeç, banues në fshatin Kandër

E.K., 25 vjeç, banues në fshatin Kandër

J.K., 31 vjeç, banues në fshatin Kandër

I.K., 52 vjeç , banues në fshatin Kandër

O.Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë

E.B., 32 vjeç, banues në fshatin Kandër

L.Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë

A.B., 61 vjeç, banues në fshatin Rashnapojë.

Ata akuzohen për veprat penale: “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, të cilat parashikojnë masa dënimi deri në 5 vjet burgim.

“Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 28 qershor 2019 rreth orës 21:00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 19, e cila ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë. Protestuesit kanë përdorur sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-s, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim”, tha policia.

Ngjarja e mbrëmshme ka shkaktuar edhe përplasje në deklaratat politike mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe degës së Partisë demokratike të Dibrës, që ka akuzuar Kryeministrin Rama dhe Ministrin Lleshaj si organizatorë të një “skenari dhune”.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar në Dibër.

Në qytetin e Peshkopisë kanë mbërritur që mbrëmë Forcat e Lëvizshme Operacionale. Efektivët “specialë” po mbajnë nën monitorim situatën. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...