FOTO/ "Rama harron të ndërroi rrobat e gjumit", veshja e një kryeministri europian në ditën e zgjedhjeve

FOTO/ "Rama harron të ndërroi rrobat e gjumit", veshja e një kryeministri europian në ditën e zgjedhjeve
Kryeministri Edi Rama nuk është i panjohur për veshjet e tij të guximshme, hera herës edhe aty ku nuk duhet.

Ditën e sotme ai ka lënë sërish pa fjalë ndjekësit e tij, me zgjedhjen e bërë teksa iu drejtua kutisë së votimit. Rama u shfaq i veshur me poture të shkurtra deri në gju dhe me xhepa të bollshëm.

Nga ana tjetër ranë në sy çorapet e ngritura deri lartë dhe këpucët gjysmë serioze.

Ndërkohë sipër kishte veshur këmishë të bardhë dhe xhaketë, duke bërë që të tërheqë vëmendje për guximin disi të tepruar dhe me kombinimin e dyshimtë. Fotografitë e kreut të qeverisë në qendrën e votimit në Surrel, u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke marrë komente nga më të shumtat.

loading...
loading...