Historia e këngës që shpëtoi një shtet nga falimentimi

Historia e këngës që shpëtoi një shtet nga falimentimi
Videoklipi “Despacito” e kënduar nga Luis Fonci dhe Daddy Yankee është tani video e pestë më e shikuar në historinë e YouTube me rreth 2.5 miliardë klikime.

Popullariteti mbarë botëror dhe vetëm pjesa e tekstit në këngë “Vamo a hacerlo e nuna playa en Puerto Rico” që në shqip do të thotë “Kështu e bëjmë ne në Porto Riko”, ka rritur në mënyrë të pabesueshme turizmin deri në 45%. Vetëm pak muaj më parë, kryeministri i Porto Rikos, deklaroi falimentimin e shtetit të tij, por kënga ka hyrë në veshin e gjithë botës dhe ka tërhequr interesim për ishullin e vogël.

Edhe pse është përmendur vetëm një herë, në një rresht të këngës, efekti që ka pasur kënga në Porto Riko ka qenë për të mos u anashkaluar.

Sipas gazetave lokale në Porto Riko, kjo këngë dhe klipi i saj ka rritur turizmin në një shkallë të papritur. Videoklipi përfshin vende shumë të famshme si klubi La Factoria në Old San Juan dhe sektorin La Perla, ashtu sikurse edhe pamje tjera të bukura nga ishulli.  Agjensitë turistike tashmë kanë parë këtu një mundësi të re dhe i kanë përfshirë këto vende në guidat e tyre turistike.

 

loading...
loading...