Hudhra, kura popullore kundër kallove

Hudhra, kura popullore kundër kallove
Për të gjithë ata që vuajnë nga kallot në këmbë e ndihen shumë të bezdisur prej tyre, ekziston një kurë popullore e cila ka në bazë hudhrën dhe që vepron më së miri. Një gjë e tillë është konfirmuar nga studime të ndryshme, kjo edhe për shkak të përdorimit tejet praktik.

Nevojitet që hudhra të shtypet deri sa të formohet një masë kremoze dhe të aplikohet në zonën ku keni kallo. Këtë masë të cilën e keni aplikuar mbi kallo, lidheni mirë me celofan për mbështjellje ushqimesh, në mënyrë që të mos kullojë dhe lëreni të veprojë gjatë gjithë natës. Në mëngjes, shpëlajeni me ujë të vakët e vendosni më pas një krem hidratues.

Kjo gjë duhet përsëritur dy herë  që kalloja të zhduket.

loading...
loading...