I nxehti, si ta evitoni rrezikun e atakut kardiak?

I nxehti, si ta evitoni rrezikun e atakut kardiak?

Disa zgjidhje të lehta dhe të shpejta mund t’ju ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të atakut kardiak janë:

Hidratohuni

Sigurisht një nga mënyrat më të mira për të luftuar të nxehtin është të konsumoni në mënyrë të vazhdueshme ujë.

E rëndësishmë është që të jetë i freskët, por jo shumë i ftohtë në mënyrë që temperature e trupit të qëndrojë e balancuar.

Gjatë ditëve me temperatura më të larta mbi 35-40 gradë, mundohuni të konsumoni një gotë ujë të ftohtë çdo një orë.

Mos e zëvëndësoni ujin me pije me sheqer apo të gazuara pasi ato nuk arrijnë t’ju hidratojnë mjaftueshëm.

Ushqimi

Gjatë periudhave të vapës së madhe kini kujdes me dietën dhe ushqimet që konsumoni.

Konsumoni vakte të vogla me bazë perimesh dhe frutash.

Në këtë mënyrë stomaku juaj nuk do të ndihet i tej mbushur dhe nuk do të ngacmojë zemrën.

Aktiviteti fizik

Mundohuni që gjatë verës të mos bëni aktivitet fizik në orët kur dielli është shumë i nxehtë.

Kjo pasi trupi juaj do të mbinxehet duke shkaktuar problemet e përmendura më sipër.

Kufiziojini aktivetet tuaja herët në mëngjes apo në orët e vona të darkës.

Ajri i freksët

Evitoni qëndrimet e gjata në diell dhe mbani trupin të freskët duke bërë dush apo duke qëndruar në ambiente të freskëta.

Nëse ndjeni marrjemendje, të përziera, dhimbje koke apo muskujsh në mënyrë të vazhdueshme ftohni trupin menjëherë.

Konsultohuni gjithnjë me një mjek specialist nëse këto simptoma vazhdojnë, për të parandaluar rreziku.

loading...
loading...