500 gr makarona,
200gr mish i tharë,
3-4 thelbinj hudhër,
200 gr kungull,
lëngu i 1/2 limoni,
40 ml vaj ulliri,
kripë edhe piper,
majdanoz i freskët,
djathë parmezan.
vaj, kripë, piper.
Përgatitja:
Kungullin dhe mishin e tharë e ndajmë në kubikë, hudhrën e grimcojmë. Në vaj ulliri skuqim hudhrën dhe mishin e tharë. Pas 2-3 minutave shtojmë edhe kungullin dhe vazhdojmë t’i skuqim së bashku edhe për dy minuta tjera. Ziejmë makaronat në ujë të kripur. Marrim 2-3 garuzhde ujë prej tyre e i shtojmë në enën ku janë duke u skuqur kungulli, mishi dhe hudhra. Shtojmë kripën, piperin, lëngun dhe lëkurën e limonit. Shtojmë makaronat, i përziejmë së bashku duke i skuqur edhe për 1 minutë. Në fund shtojmë majdanozin e grimcuar.
Shërbehet me pak djath parmezan.
Në një tas përziejmë kërcejtë e selinos me marulen. Fetat e bukës i lyejmë me pak vaj, u hedhim sipër edhe hudhër të grire e i fusim në furrë që të theken. Mbi sallatën hedhim specin në shirita, gjethet e selinos, ullinjtë. Dhe sipër u hedhim edhe salcën që përgatitem. Vëmë dhe fetat e thekura të bukës në anë.