“Kaubojsi” bën dallimin me Robert Ndrenikën: Kështu katandisemi me Noizyn si model, krah €rionit!

“Kaubojsi” bën dallimin me Robert Ndrenikën: Kështu katandisemi me Noizyn si model, krah €rionit!
Kështu katandisemi duke parë Noizyn si model në krah të €rionit teksa i bëhet reklamë biznesit të tij, ndërkohë që Robert Ndrenika pret me orë në korridorin e spitalit publik që dikush ti shërbejë.

Kjo histori e shëmtuar duhet të marrë fund.” Ka qenë ky reagimi i ish-deputetit Eduart Ndocaj.

Eduart Ndocaj, ish-deputet i legjislaturës së kaluar nga listat e PS-së, i njohur ndryshe si “kaubojsi”, është aktualisht në garë për kreun Bashkisë së Lezhës, duke rivalizuar me kandidatin e PS-së, Pjerin Ndreu.

Por Ndocaj, ka bërë një reagim të fortë për kandidatin socialist të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili falënderoi dy ditë më parë këngëtarin e njohur me emrin artistik Noizy, që iu bashkua nismës për të ndihmuar studentët, me qëllim që të kenë akses për të blerë me 30 për qind më lirë bluzat, që ai tregton në biznesin e tij, në Tiranë. Ai e sheh miqësinë Veliaj-Noizy, si shembulli konkret i politikave të sotme, ku me apo pa dashje lihen në mëshirë të fatit artistët e vërtetë të Popullit.

 Reagimi i plotë i Eduart Ndocajt:

Noizy – “S’boj transport nën 100 kile, puna e pastër e pa hile, e bardha jeshile.”

Ndrenika – ‘Anës detit i palarë, anës dritës i paparë, pranë sofrës i pangrënë, pranë dijes i panxënë.”

“Klasa jonë politike na ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik, politik e social, por mbi të gjitha na ka krijuar një sistem vlerash me kokën poshtë.”

“I ndershmi, i afti, i miri, profesionisti, punëtori, pasionanti sot konsiderohen si njerëz të dorës së dytë, humbësa të mëdhenj, biçim budallenjsh që nuk mësuan kurrë të bëjnë kompromise e për rrjedhojë nuk meritojnë as vëmendje e as jetë cilësore.”

“Matrapazi, krimineli, servili, mashtruesi janë modelet fituese të cilat dalin në media, promovohen fort dhe na shiten si histori suksesi.”

“Kështu katandisemi duke parë Noizyn si model në krah të €rionit teksa i bëhet reklamë biznesit të tij, ndërkohë që Robert Ndrenika pret me orë në korridorin e spitalit publik që dikush ti shërbejë.

Kjo histori e shëmtuar duhet të marrë fund!”

loading...
loading...