“LUMË DRITE”/ Nis marshimi, protestuesit dhe policia zhvendosen drejt Kuvendit

“LUMË DRITE”/ Nis marshimi, protestuesit dhe policia zhvendosen drejt Kuvendit
Menjëherë pas fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, masa e protestuesve ka nisur marshimin.

Në mënyrë paqësore, ata janë nisur drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë, i etiketuar prej muajsh nga opozita si “parlamenti i krimit”.

Protestuesit mbajnë në duar celularë me dritë të ndezur, duke formuar praktikisht një “lumë drite” në bulevard.

Njëkohësisht me protestuesit, është zhvendosur edhe kordoni policor që ishte instaluar përpara Kryeministrisë.

Efektivët pritet të përforcojnë radhët përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa forca të tjera janë rreshtuar edhe përpara Ministrisë së Brendshme.

Në protestat e kaluara, në disa raste policia është zënë në befasi nga lëvizjet e paparashikuara të masës së protestuesve. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...