Meta pret Bashën për datën e re të zgjedhjeve, ende “në pritje të Kryeministrit”. Çfarë pritet pas orës 13.00?

Meta pret Bashën për datën e re të zgjedhjeve, ende “në pritje të Kryeministrit”. Çfarë pritet pas orës 13.00?
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi ka nisur në orën 09.00 dhe ka zgjatur rreth 25 minuta.

Asnjëra nga palët nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e bisedimeve, por më herët Presidenca kishte njoftuar se qëllimi ishte “për të biseduar për situatën politike në vend”.

Meta kishte bërë të ditur se do të ishte në zyrën e tij nga ora 05.00-13.00 në pritje të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, por Kryeministri ka refuzuar ftesën pasi “është i zënë me takime”.

Kryeministri Rama ka qenë i impenjuar gjithë këto ditë në takime elektorale në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Zgjedhje të cilat janë anuluar me dekret të Presidentit të Re[publikes, dekret i cili nuk është marrë në konsideratë nga mazhoranca.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha dhe partitë opozitare kanë deklaruar gjithë këto ditë se “zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë”.

Kritikët e Presidentit të Republikës thonë se Meta më së paku duhet të kishte caktuar një datë të re zgjedhjesh, ndërkohë që Presidenti ka nisur takime konsultative me forcat politike.

Nuk përjashtohet mundësia që Presidenti Meta të dalë me një vendim për një datë të re zdhedhjesh pas orës 13.00, orë të cilën e ka lënë si kufi për të pritur Kryeministrin Rama, edhe pse ky i fundit ka refuzuar takimin. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...