Ministri hungarez mesazh ndërkombëtarëve: Askush nuk mund të jetë më shqiptar, sesa vet shqiptarët

Ministri hungarez mesazh ndërkombëtarëve: Askush nuk mund të jetë më shqiptar, sesa vet shqiptarët
Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, në një intervistë për “Koha Jonë” deklaron se kriza politike në Shqipëri duhet të zgjidhet nga vetë shqiptarët, në mënyrën më të mirë, për interesin dhe stabilitetin e vendit.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Koha Jonë”, gjatë vizitës që zhvilloi tre ditë më parë në Tiranë, kryediplomati hungarez thekson se qasja e organizatave ndërkombëtarë ndaj krizave është shpesh herë e gabuar.

I pyetur se çfarë duhet të bëjnë ndërkombëtarët për tensionet në Shqipëri, Péter Szijjártó, sjell shembullin e vendit të tij dhe thotë se askush nuk mund të jetë më shqiptar sesa shqiptarët.

“Të jem i sinqertë, jam ngopur me ata politikanë, që shkojnë në vende të tjera me mendjen për t’u treguar njerëzve atje, se çfarë duhet të bëjnë. Ky është vendi juaj. Kjo është çështja juaj, prandaj ju takon juve që ta zgjidhni. Unë nuk mendoj se keni nevojë për këshillat e tyre. Nuk mendoj se keni nevojë për këshillën time, pikë së pari. Së dyti, unë e bazoj politikën time të jashtme në një qasje, respekt të ndërsjellë. Kjo do të thotë se, unë nuk mund të jem më shqiptar sesa shqiptarët, prandaj më mirë ta zgjidhë vetë populli shqiptar”,- shprehet Péter Szijjártó.

I pyetur për deklaratat e BE-së për Shqipërinë, Szijjártó sjell shembullin e Hungarisë në raport me vendet e tjera. “Unë ua ndaloj ambasadorëve të mi, kudo, që të bëjnë deklarata për çështjet e brendshme të vendeve të tjera. I ndaloj që të bashkohen me çdo lloj deklarate të delegacionit të BE-së që merret me çështjet e brendshme, sepse, nuk është puna jonë të mbështesim një palë apo një tjetër në këtë çështje. Së dyti, Bashkimi Europian mund të bëjë rolin e ndërmjetësit, vetëm në një rast, nëse ka pëlqim, nëse ka një konsensus në vendin e caktuar për të ftuar BE-në që të ndërhyjë”,- deklaron Szijjártó.

loading...
loading...