Ndodh çudia, në këtë fshat ka votuar deri tani vetëm një person

Ndodh çudia, në këtë fshat ka votuar deri tani vetëm një person
Teksa deri më tani flitet për një pjesëmarrje të ulët në votime, befasia vjen nga fshati Ngraçie në Mallkastër.

Deri në mesditë në këtë Qendër Votimi, ka votuar vetëm një person.

Komisionerët kanë pohuar se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Kjo lidhet edhe me faktin se fshati Ngraçie është edhe vendbanimi i kryebashkiakut Agron Kapllanaj i cili ishte një nga të proceduarit për pengim të procesit zgjedhor, transmeton ‘Tch’.

Gjithashtu kujtojmë se në lidhje me pengimin e zhvillimit të procesit janë arrestuar dy punonjës si dhe nënkryetari i bashkisë Ballsh është shpallur në kërkim.

loading...
loading...