Një kafe në Gjenevë me “Miss World Albania”. Marrin fund aludimet mbi vendndodhjen e Berishës

Një kafe në Gjenevë me “Miss World Albania”. Marrin fund aludimet mbi vendndodhjen e Berishës
Raportime në media flisnin në ditët e fundit për një largim nga Shqipëria të ish-kryeministrit Sali Berisha drejt Vjenës, apo një kryeqyteti tjetër, për arsye shëndetësore.

Por Berisha ndodhet në Gjenevë, i ftuar si shpesh edhe herë të tjerë, në forumin e “ Crans Montana”.  Ai ka takuar dhe ka pirë një kafe, me Floriana Garo, e cila në dy vitet e fundit, pas martesës ka vendosur të jetojë në Zvicër.

Një kafe e shkurtër por e këndshme me Doktorin në Gjenevë para fjalimit të tij në “cransmontana” forum”, u shpreh Floriana Garo.

Floriana Garo është bërë e njohur në Shqipëri si prezantuese televizive, modele, dhe “Miss World Albania 2012”.

loading...
loading...