Përse është i rekomandueshëm konsumimi i ujit në mëngjes?

Përse është i rekomandueshëm konsumimi i ujit në mëngjes?
Nuk ka dyshim se uji është një nga pijet më të mira.

Gjithashtu është një fakt i njohur se 2/3 e trupit të njeriut është ujë  dhe se uji është esencial për mbijetesën tonë.

Një zakon i thjeshtë, që përfshin pirjen e ujit, mund të përmirësojë shëndetin tuaj në shumë nivele, nëse e bëni atë çdo ditë.

Gjëja më e mirë që mund të bëni kur të zgjoheni nga gjumi është të pini minimum 500ml ujë. Uji përshpejton metabolizmin tuaj, hidraton trupin, e ndihmon trupin t’i hedhë jashtë helmet, i jep trurit ‘karburant’ dhe ju ndihmon që të hani më pak.

Në Japoni, ekziston një praktikë e lashtë ku njerëzit pinë dy gota ujë menjëherë pasi të zgjohen. Ata thonë se kjo praktikë shëron shumë sëmundje, duke përfshirë kancerin.

Dhe kjo mund të jetë e vërtetë, pasi si popull, japonezët jetojnë më së gjati. Aktualisht, në Japoni jetojnë rreth 50,000 njerëz të cilët janë më të vjetër se 100 vjeç.

 

loading...
loading...