Përse rekomandohet të pihet birra në gotë dhe jo në shishe? Ja arsyet

Përse rekomandohet të pihet birra në gotë dhe jo në shishe? Ja arsyet
Për shumicën nuk ekziston freskim më i mirë sesa birra e ftohtë në ditët e nxehta të verës.

Sado që të kënaqemi duke pirë birrë, shumica e njerëzve pas pirjes së saj ballafaqohen me probleme dhe fryrjen e stomakut.

Përse rekomandohet të pihet birra në gotë dhe jo në shishe? Ja arsyet.

Njëri ndër produktet e dorës së dytë të fermentimit të birrës është dyoksid karboni. Ai deri te hundët tona sjell të gjitha aromat e birrës dhe ka për qëllim krijimin e shkumës në majë të gotës. Edhe pse dyoksid karboni na ndihmon që të kënaqemi me të gjitha sensacionet e birrës, vetëm në një konservë apo shishe birre prej 0.3 litrash gjendet dy herë e gjysmë më shumë CO2.

Kur pimë birrë nga shishja apo konserva, gllënka tjetër apo kafshata e ushqimit liron atë gaz në stomakun tonë dhe atëherë pason fryrja.

Mënyra më e mirë për ta shijuar birrën është në gotë të ftohtë qelqi, nën këndin prej 45 gradësh sepse në këtë mënyrë lirohet dyoksidi i kabronit në gotë, në vend se në stomak.

loading...
loading...