RECETA GATIMI/ Si të përgatisim kek me portokalle?

RECETA GATIMI/ Si të përgatisim kek me portokalle?
Keku me portokall është një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e shpejtë, pa kosto. Mund ta përdorni mëngjeseve, të shoqëruar me një gotë qumësht.

Përbërësit për tavë me kuadrate 23-24cm anësore të gjatë ose e rrumbullakët me diametër 26 cm:

  • 250g gjalpë i butë në temperaturë ambienti
  • 75g sheqer
  • 75g sheqer kaf
  • 100 ml lëng portokalli
  • 225g miell
  • ½lugë e vogël sode bukë
  • 1 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira
  • 4 vezë
  • lëngu dhe lëkura e grirë e 1 portokalli bio

Përgatitja:

Në një tas përzieni dy llojet e sheqerit me gjalpin me rrahësin e vezëve me dorë ose elektrik, derisa të bëhen si shkumë. Shtoni më pas reçelin, miellin dhe sodden me sitë, vezët dhe së fundi lëngun dhe lëkurën e portokallit.

Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell dhe e pjekim për 35/40 minuta afërsisht ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Kur të jetë pjekur, e nxjerrim nga furra, por e lëmë në tavë.

Pjekja bëhet në temperaturën 180 gradë.

loading...
loading...