Si të mbrojmë flokët në verë

Si të mbrojmë flokët në verë
Vera është stina gjatë së cilës flokët mund të dëmtohen më shumë se në çdo periudhë tjetër. Dita e gjatë dhe me shumë orë në diell, mund të dëmtojë seriozisht flokët e tu, gjatë qëndrimit në çadër, notit apo lojërave në plazh me miqtë. Por nuk ka rëndësi se sa shumë qejf mund të bësh në këto aktivitete, ato mund të jenë vërtet mjaft të dëmshme për flokët. Uji me kripë, me klor, qëndrimi i gjatë në diell, mund t’i bëjnë flokët më të thatë, më të ashpër dhe të djegur. Përfundimisht, nuk do të dukesh bukur. Por ka gjithmonë mënyra për t’i mbrojur flokët gjatë muajve të nxehtë të verës.

Ndryshoje anën e ndarjes së flokëve

Asgjë nuk është më e keqe se sa skalpi i djegur. Nëse do t’i lësh flokët të ndarë vetëm në një drejtim, jo vetëm skalpi, por edhe flokët do të jenë të djegur vetëm në njërën anë. Kështu, përpiqu t’i ndash flokët sa më shpesh të mundesh, në mënyrë që të minimizosh djegien e tyre dhe të skalpit.

Mbro ngjyrën

Dielli mund ta dëmtojë ngjyrën e flokëve gjatë kohës që je duke notuar në pishinë nga klori apo në det nga uji me kripë. Para se të notosh, është mirë t’i përdorësh të gjitha produktet mbrojtëse të flokëve, përfshirë ata për ruajtjen e ngjyrës me mbrojtje UV për të ulur ndjeshëm dëmtimin dhe zbardhjen e ngjyrës së tyre.

Hidratoji më shpesh

Gjatë muajve të verës, flokët kanë nevojë për më shumë trajtime (me maska). Duke e bërë rutinë trajtimin e tyre dhe duke i mbajtur gjithmonë të hidratuar, do të eliminosh çarjen e fijeve të flokut, por edhe do t’i kesh ata gjithë kohën të hidratuar. Të paktën një herë në javë, flokët kanë nevojë për një maskë hidratuese që i mban të shëndetshëm dhe të shkëlqyeshëm. Mundohu të gjesh maskat me përmbajtje të lartë keratine, për 10 ose 15 minuta para larjes. Pas trajtimit me maska, përdor shampon si zakonisht dhe me ujë të vakët.

Bëj qejf me bishtaleca

Bishtalecat janë mënyra më e mirë për t’i pasur flokët nën kontroll, por edhe nga kushtet e motit gjatë periudhës së nxehtë. Mund të eksperimentosh me stile të ndryshme, dhe në darkë, pas ditës së gjatë të plazhit, flokët të kanë marrë formë si valët e detit. Por do t’i kesh edhe më të kontrolluar.

Mbaji të gjitha produktet gati në çantën e plazhit

Një spërkatës mbrojtës të flokëve duhet ta kesh në çdo kohë me vete në çantën e plazhit dhe para se të ekspozohesh në diell, duhet t’i spërkatësh flokët. Aq më mirë nëse ai është rezistent ndaj ujit dhe mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB.

Mbuloji flokët me shall

Mos e harro asnjëherë shallin për të lidhur flokët. Është një mënyrë shumë e mirë për t’i mbrojtur nga rrezet e forta të diellit, por edhe për të mbrojtur skalpin. Plus, është perfekt për të minimizuar edhe eliminimin e rërës në ditët me shumë erë. Edhe kapelet janë një opsion mode që ndihmojnë.

loading...
loading...