Vala e tërmeteve “shkund” Korçën, 4 të plagosur dhe 60 shtëpi të dëmtuara. Lëkundje edhe në Ersekë e Gjirokastër

Vala e tërmeteve “shkund” Korçën, 4 të plagosur dhe 60 shtëpi të dëmtuara. Lëkundje edhe në Ersekë e Gjirokastër
Një valë tërmetesh ka goditur në Juglindje të vendit, me epiqendër pranë qytetit të Korçës.

Kanë qenë të paktën gjashtë goditje të regjistruara nga ora 04.26 e mëngjesit të sotëm deri në orën 06.20, me magnitudë nga 3,2-5,3 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundjet më të forta kanë qenë m,e epiqendër në fshatrat Floq dhe Mollaj, ku janë verifikuar dëmet më të mëdha.

Raportohet për të paktën 4 banorë të fshatit Mollaj të plagosur, ndërsa janë mbi 60 banesa të dëmtuara.

Lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik edhe tek banorët e qytetit të Korçës, një pjesë e të cilëve kanë dalë në rrugë nga frika e ndonjë goditjeje edhe më të fortë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

 

Situata sipas IGJEUM

Më datë 01.06.2019, ora 06:20:49 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:56:40 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:51:57 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:43:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:33:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:26:17 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.

Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, në Nj.A.Mollaj, fshatin Dvoran, raporton për 2 banesa të dëmtuara, dhe në fshatin Floq 3 banesa, vazhdon monitori i situatës.

Lekundjet sizmike me intensitet me te ulet vazhdojnë te ndihen ne vazhdim ne jug te vendit, si Gjitokaster e Korce.

Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata te jashtëzakonshme.

loading...
loading...