Komuniteti rom kërkesë qeverisë për moszbatimin e ligjit në rimbursimin e energjisë elektrike

Komuniteti rom kërkesë qeverisë për moszbatimin e ligjit në rimbursimin e energjisë elektrike
Aktivistët e komunitetit rom dhe egjiptian kanë ndërmarrë një peticion, ku ankohen për moszbatimin e ligjit të vitit 2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”.

Sipas Ora news, ata synojnë të vënë në lëvizje institucionet për të miratuar VKM-në përkatëse në mënyrë që familjet në nevojë të përfitojnë 210 kw falas në faturën e energjisë elektrike.

Rreth 100 mijë familje që trajtohen në total nga skemat e mbështetjeve që ofron shteti.

Peticioni që është shtrirë në 7 qytete të vendit do të dorëzohen në Kryeministri ditën e hënë. Paralajmërohen protesta nëse shqetësimi i ngritur prej tyre nuk merr zgjidhje.

Foto Google

loading...
loading...