Basha: Shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë

Basha: Shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sot pas protestës së djeshme në të cilën morën pjesë mijëra shqiptarë.

“Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit.

Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore.

Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë.

Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari”, shkruan Basha në rrjetin social. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...