"Debate Facebook-u", Rama i përgjigjet ironisë së Metës me shprehjen e Aristotelit

"Debate Facebook-u", Rama i përgjigjet ironisë së Metës me shprehjen e Aristotelit
Teksa Presidenti Ilir Meta ka qenë mjaft aktiv ditën e sotme duke ironizuar kryeministrin Rama dhe jo vetëm ka ardhur edhe reagimi nga ky I fundit.

Kryeministri, Edi Rama, ka zgjedhur ti përgjigjet presidentit Ilir Meta lidhur me akuzat e tij për reformën në drejtësi me një shprehje të Aristotelit.

Çdokush mund të inatoset - kjo është kollaj, por të inatosesh edhe me njeriun e duhur, edhe në masën e duhur, edhe në kohën e duhur, edhe në mënyrën e duhur, kjo jo, kjo nuk është e lehtë dhe jo çdokush e ka këtë fuqi", shkruan Rama.

Kujtojmë që kreu i Shtetit ishte mjaft aktiv ditën e sotme teksa fillimisht ai bëri një postim në facebook me titull:“Refleksione” mbi Ramaformat (Drejtësia e para) ku mes të tjerash shkruan se si momenti kyç dhe më cilësor si Reforma në Drejtësi u shndërrua në Ramaformë.

Pas kësaj, Presidenti Ilir Meta i shkruajti një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor për plotësimin e vakanceve në Gjykatën e Lartë

Më pas, Meta i adresoi Ambasadori të BE-së, Luigi Soreca, 10 pyetje publike, pas apelit urgjent të tij për dialog mes palëve politike.

 

 

loading...
loading...