Dekreti/ Presidenti Meta refuzon të firmosë Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave

Dekreti/ Presidenti Meta refuzon të firmosë Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave
Presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Meta publikoi sot dekretin ku argumenton arsyet për refuzimin e figurës së tij në këtë institucion.

Kreu i shtetit thekson se është kryer një vlerësim gjithëpërfshirës i kuadrit kushtetues, jurisprudencës kushtetuese dhe bazës ligjore që rregullon veprimtarinë e Akademisë së Shkencave.

Presidenti i Republikës argumenton se ka qenë vetëm një kandidat në garë dhe për më tepër akademiku Gjinushi, dorëzoi kërkesën për kandidim ndërsa mbante ende funksionin e kryetarit të PSD.

“Kërkesa për kandidim e akademikut Skënder Gjinushi është paraqitur me “shkresë të protokolluar nr.89/15 prot, datë 10 maj 2019. Arsyetohet se për këtë proces kandidimi, janë paraqitur nga akademiku Skënder Gjinushi edhe shkresa për dorëheqjet nga funksionet partiake (shkresa nr.89/22 prot., datë 15.05.2019), si dhe shkresa nr.192 prot., datë 15.05.2019, “Dorëheqje e parevokueshme nga funksioni si Kryetar i Partisë Socialdemokrate”, thuhet në argumentimin e mosdekretimit nga Presidenti Meta.

Sipas tij, personat që kanë funksione të larta administrative dhe politike, nuk mund të kandidojnë për t’u zgjedhur anëtarë të rregullt dhe të asociuar të Akademisë gjatë ushtrimit të këtyre funksioneve.

Statusi i anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave nuk mund të ushtrohet paralelisht me kryerjen e funksioneve drejtuese të larta në parti politike.

“Rezulton se procesi zgjedhor i zhvilluar në datën 24.05.2019 në Akademinë e Shkencave, për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, paraqet problematikë të theksuar ligjore.

Kjo gjendje paligjshmërie e bën të pamundur që Presidenti i Republikës të ushtrojë kompetencën e tij të parashikuar në nenin 92/g të Kushtetutës, për të emëruar Kryetarin e Akademisë së Shkencave.” thuhet në argumentet e kreut te shtetit për refuzimin e akademikut Skender Gjinushi në postin e Kreut të Akademisë së Shkencave. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...