Ekonomia “ecën si breshkë” në Shqipëri, Komisioni Europian “fshikullon” qeverinë

Ekonomia “ecën si breshkë” në Shqipëri, Komisioni Europian “fshikullon” qeverinë
Komisioni Europian ka publikuar raportin tremujor të zhvillimeve ekonomike në vendet potenciale kandidate, mes të cilave është edhe Shqipëria.

Raporti e ka vënë theksin në ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Në raport thuhet se rritja reale e PBB-së në Shqipëri vazhdoi të ngadalësohet nga 3.1% në tre muajt e fundit të vitit 2018, në 2.2% në tremujorin e parë të vitit 2019.

Nga ana e kërkesës, konsumi privat ra përsëri, por mbetet komponenti më i fuqishëm në rritje në tremujorin e parë (+ 2.25%), ndërkohë që konsumi qeveritar u rrit lehtë deri në 0.5%. rënia e prodhimit të energjisë ndikoi në ngadalësimin e rritjes, që u kompensua disi nga zgjerimi i shërbimeve.

Raporti thekson më tej se Formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me ritme më të ngadalshme se sa në tremujorin e katërt të vitit 2018, me 1.8%, duke zvogëluar kontributin e tij të rritjes në 0.4 pikë përqindje.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve pothuajse ngecën në terma realë, me një rritje prej 0.5%.

Po sipas raportit, në terma tremujorë, eksportet shënuan një rritje të lehtë të pjesëmarrjes së tyre në PBB në 28.5%, por mbetën 1.5 pikë përqindje nën nivelin në tremujorin përkatës të vitit 2018. Rritja e importit, veçanërisht e shërbimeve, ngadalësohet pak, nga 2.6% në 2.5%, duke ulur pjesën e importit në GDP me 1 pikë përqindje në 41.6% krahasuar me tremujorin e parë 2018. Ashtu si në tremujorin e fundit të vitit 2018, eksportet neto i hoqën 0.9 pikë përqindje rritjes së GDP-së. /l.k.

Foto Google

 

loading...
loading...