Eros Ramazzotti divorcohet me mirëkuptim: Ju lutemi, për qetësinë e fëmijëve tanë...

Eros Ramazzotti divorcohet me mirëkuptim: Ju lutemi, për qetësinë e fëmijëve tanë...
Këngëtari i njohur, tashmë 55 vjeçar dhe Marica, 31-vjeç,  ishin në një lidhje që nga viti 2009.

Ata u martuan në Milano më 6 qershor 2014 dhe sollën në jetë dy fëmijë Raffaela Maria, 8-vjeç dhe Gabrio Tullio, 4-vjeç.

“10 vite të mrekullueshme, së bashku kemi ndërtuar një familje të bukur dhe ishim shumë të lumtur në një mënyrë të paharrueshme”, ishte njoftimi për divorcin mes tyre.

“Ne jemi të qetë në zgjedhjen tonë të përbashkët dhe do të vazhdojmë të takohemi me njëri-tjetrin shpesh,”-deklaroi çifti.

Ndërsa kërkuan ti respektohet privatësia e tyre.

“Respekti dhe nderimi i ndërsjellë mbetet i pandryshuar. Ne ju lutemi, veçanërisht për qetësinë e fëmijëve tanë, të respektoni privatësinë tonë,”-shtuan ata.

loading...
loading...