Grabitën 29-vjeçarin në shtëpi, kapen dy të rinjtë në Tiranë

Grabitën 29-vjeçarin në shtëpi, kapen dy të rinjtë në Tiranë
Dy persona janë arrestuar në kryeqytet për vjedhje me dhunë.

Dy të rinjtë dyshohet se kanë grabitur me dhunë një 29-vjeçar.

Pas kallëzimit të marrë nga shtetasi M.M., se dy persona i kishin hyrë në banesë dhe nëpërmjet dhunës i kishin marrë orën dhe celularin, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bëhet fjalë për K.A., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Xh.F., 28 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale orën dhe aparatin celular që të dyshuarit i kishin marrë me dhunë 29-vjeçarit.

Ndaj të arrestuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme, lidhur me veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

 

loading...
loading...