Humbi jetën në liqen, miq dhe familjarë përcjellin mes lotëve Florijanën

Humbi jetën në liqen, miq dhe familjarë përcjellin mes lotëve Florijanën
Ceremonia e lamtumirës për Florijana Ismailin, futbollistes shqiptare të kombëtares së Zvicrës që humbi jetën dhjetë ditë më parë në liqenin e Komos në Itali, u zhvillua në një sallë sportesh në Worben të Kantonit të  Bernës.

Mediat vendase shkruajnë se në këtë ceremoni të organizuar nga Federata e Futbollit të Zvicrës kanë marrë pjesë mbi 500 persona, mes tyre familjarë, miq, kolege dhe sportdashës. Mes tyre janë edhe bashkëlojtaret e Florijanës, të cilat kanë veshur fanellat e klubit YB, në shenjë kujtimi për lojtaren e ndjerë. /l.k./

Marrë nga Albinfo.ch

loading...
loading...