Ironia e Manjanit: Si nuk zbuloi asnjë sëmundje qeveria me këtë “Check up”-i!

Ironia e Manjanit: Si nuk zbuloi asnjë sëmundje qeveria me këtë “Check up”-i!
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar me “Check up” apo siç njihet ndryshe si kontrolli bazë i shëndetit duke deklaruar se nuk ka dëgjuar deri sot, që shteti të dalë dhe të njoftojë se çfarë sëmundjesh ka zbuluar pas kontrolleve që ai ka kryer.

Në një shënim në rrjetin social, Manjani shkruan: “Check up…

Nuk kam dëgjuar asnjë, që pasi ka bërë check up e shtetit, të thotë se zbuloi ndonjë sëmundje. Madje edhe sëmundjet që i dinë njerëzit se i kanë, check up ua fshin…. Kjo kategori dalin disi “të lumtur”. Kam dëgjuar edhe raste të tjera që 1 muaj pas check up janë diagnostifikuar me kancer.

Nuk kam asnjë ngarkesë negative me kompaninë, por me të gjithë strukturën e shtetit që lidhi një kontratë të tillë dhe që nuk e mbikëqyr se ç’bëhet!!!” /l.k./

Foto Google

loading...
loading...