Kërkohej nga gjithë Europa për grabitje, kapet 22-vjeçari shqiptar në Itali

Kërkohej nga gjithë Europa për grabitje, kapet 22-vjeçari shqiptar në Itali
Karabinierët italianë të Casalotit kanë arrestuar një të ri shqiptar që ishte në kërkim europian për disa grabitje.

Ai akuzohet për vjedhje në Gjermani gjatë viteve 2016-2018.

Mediat shkruajnë se ai është përfshirë në të paktën gjashtë grabitje të kryera në bashkëpunim.

22-vjeçari kishte si synim vjedhjen e kazinove ku grabiste paratë e makinerive.

Dje në mbrëmje, në një pikë kontrolli të trafikut, u ndalua edhe 22 vjeçari, që rezultonte në kërkim në të gjithë Evropën.

 

loading...
loading...