Komisioni i Ligjeve miraton Rregulloren e re të Kuvendit, deputetët mbeten pa imunitet

Komisioni i Ligjeve miraton Rregulloren e re të Kuvendit, deputetët mbeten pa imunitet
Pas plot dy viteve diskutim rregullorja e re e Kuvendit ka marrë sot miratimin e Komisionit të Ligjeve dhe të enjten e ardhshme projektvendimi do të kalojë në seancë plenare. Për miratimin e tij duhen vetëm 71 vota.

Në komisionin e ligjeve u përsërit edhe njëherë fakti se rregullorja e re e Kuvendit nuk u rikthen imunitetin deputetëve, ndërsa në projektvendim pasqyrohen ndryshimet kushtetuese të 3 viteve më parë.

“Është hequr ajo që thuhet deputetët kanë imunitet për ndjekje penale dhe prokuroria kërkon autorizim dhe në këtë nen është lënë vetëm procedura sesi veprohet kur prokuroria kërkon autorizim për caktimin e masës së arrestit në burg ose shtëpi për heqjen e lirisë’, deklaroi deputetja e PS-së, Vasilika Hysi.

Rregullorja parashikon masa disiplinore për deputetët që shkelin rregullat e lobimit, pranimit të dhuratave dhe konfliktit të interesit. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...