Kush është ‘tmerri’ i Shkodrës që ekzekutoi shokun për 30 mijë euro

Kush është ‘tmerri’ i Shkodrës që ekzekutoi shokun për 30 mijë euro
Policia ka arrestuar sot një person të rrezikshëm të shpallur në kërkim për vrasjen e shokut të tij, Angjelin Shkambi, brenda makinës, për një borxh 30 mijë eurosh.

Por mbi Artan Koçekun rëndojnë edhe sisa akuza të tjera. Ai rezulton i dënuar me 8 vite burg për akuzën e “Grabitjes me armë” të disa pikave të karburantit në Shkodër, teksa u arrestua në vitin 2013 si pjesë e një grupit të përbërë prej 4 personash që kishin grabitur 8 pika karburanti në lagje të ndryshme të qytetit.

Së bashku me të arrestuarit e tjerë Pashko Qarri, e dy vëllezërit Mikel e Marjan Thani, janë dhe autorë të vendosjes së eksplozivit në automjetin në pronësi të efektivit të policisë P. Vuksani në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër në shkurt të vitit 2013.

E shkuara kriminale e Koçekut nuk përfundon me kaq. Së bashku me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim në atë kohë (Fred Shkembi dhe Tom Gjergji) ata ishin autorë të vjedhjes së 12 dyqaneve po në Shkodër. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...